Arsyetimet për themelimin e Qendrës

1. Njoftimi me Psikoterapin Pozitive daton që nga viti 1999 kur psikologu Enver Çesko, në Vienë të Austrisë në Kongresin Botëror për Psikoterapi njohtohet me profesor Nossrat Peseschkianin, themeluesin e Psikoterapisë Pozitive.Nga profesori, Enver Çesko, ftohet që në vitin 2000, të merë pjesë në Kongresin Botëror për Psikoterapi Positive në Wiesbaden të Gjermanisë.

2. Pjesëmarrja e psikologut Enver Çesko në Kongresin e dytë Botëror për Psikoterapi Pozitive më vitin 2000 në Wiesbaden të Gjermanisë, ku edhe presenton një punim nga psikoterapia. Në atë Kongres, ai zgjedhet si anëtar i Bordit Internacional për PP dhe në këtë rast hapë rrugën drejtë njoftimit dhe afirmimit të Psikoterapisë Pozitive edhe në Kosovë.

3. Në vitin 2001 Enver Çesko merë pjesë në trajnimin e parë Internacional për Psikoterapi Pozitive në Wiesbaden të Gjermanisë ku tani më vendos që PP të integrohet në sistemin profesional të Enver Çesko's.

4. Në vitin 2002 Enver Çesko merë pjesë në Kongresin Botëror për Psikoterapi, të mbajtur në Vien të Austrisë, ku njëherit mbahet edhe trajnimi Internacional për Psikoterapi Pozitive, në të cilën edhe merë pjesë vet.Në këtë kohë gjatë një bisede me Drejtorin e Qendrës Interancionale për Psikoterapi Pozitive, dr. Hamid Peseshckianin, diskutohet rreth mundësive për organizimin e një seminar trajnimi nga PP edhe në Kosovë.Janë shqyrtuar planet dhe të gjitha qështjet organizative rreth këti propozimi.Me propozim dhe pajtueshmëri të dr. Hamid Pesechkianit, është vendosur që trajnerët e ftuar nga Qendra ICPP të mbajnë edukime pa kompenzim financiar, për arsye të gjendjes së rëndë ekonomike në Kosovë.

5. Pas diskutimeve me kolegët në Shoqatën e Psikoterapeutëve të Kosovës, në Prishtinë, është vendosur që Shoqata e Psikoterapeutëve të organizojë një seminar trajnimi me të interesuarit nga profilet e ndryshme që miren me shëndetin mental në Kosovë.Përkrahje më të madhe është marë nga dr. Mimoza Shahini, psikiatër, dr.Afrim Blyta, NP, dhe dr. Jusuf Ulaj, NP.Edhe anëtarët tjerë në Shoqatë janë deklaruar pro organizimit.Në këtë mbledhje është vendosur që të informohen studentët e psikologjisë,mjekët, specializantët e psikiatrisë, punëtorët social si dhe punëtorët psikosocial që punojnë në OJQ me program psikosocial.

6. Në muajin Maj 2003 për herë të parë është organizuar seminar trajnimi nga Psikoterapia Pozitive në Prishtinë. Trajner ka qenë dr. Hamid Peseschkian nga ICPP. Numri i përgjithshëm ka qenë 75 pjesëmarrës.Trajnimi ka qenë tri ditorë dhe të gjithë kanë marë çertifikata me 25 orë punë teorike dhe praktike.Në mesin e pjesëmarrësve kanë qenë gati të gjithë anëtarët e Shoqatës së Psikoterapeutëve. Nga ky seminarë është vendosur që të vazhdohet me modulet tjera deri në përmbushjen e çertifikimit për kursin themelor nga PP.

7. Shtatori i viti 2003 karakterizon pjesëmarjen e tre anëtarëve të Shoqatës në trajnimin internacional për trajner nga Psikoterapia Pozitive të mbajtur në Varna të Bullgaris.Në këtë trajnim marin pjesë Psikologu Enver Çesko, dr. Afrim Blyta dhe dr. Jusuf Ulaj.Poashtu në këtë trajnim është vendosur që të jipet mundësi për një trajnim të avancuar për tre anëtarët e Shoqatës, në mënyrë që të zhvillohet më shpejtë PP edhe në Kosovë. Në këtë trajnim, nga ana e Bordit Internaconal për PP është stimuluar që të formohen edhe Qendrat tjera në vendet ku kanë përfaqsueset në ICPP.

8. Në Janar 2004 Psik.Enver Çesko, dr. Afrim Blyta dhe dr. Jusuf Ulaj, ftohen nga ICPP të Wiesbadenit për trajnim të avancuar në PP. Trajnimi ka qenë intenzivë dhe ka zgjatur një javë.

9. Në Qershor të vitit 2004 është mbajtur trajnimi i dytë në Prishtinë me trajnerin Hamid Peseschkian. Trajnimi ka qenë tri ditor, por për arsye të interesimit më të madhë, është vendosur që të formohet edhe një grup i rinjë që participojnë për herë të parë në seminar, ku për këtë është mbajtur seminari hyrës para trajnues, të cilën seminarë ka mbajtur Enver Çesko.Edhe në këtë seminarë pjesëmarrësit kanë marë çertifikata me 20 orë punë teorike dhe praktike.Numri i pjesëmarrësve ka qenë 20 nga grupi i rinjë dhe 60 nga grupi i vjetër.

10. Në Shtator të vitit 2004 E.Çesko,A.Blyta dhe J.Ulaj marin pjesë në trajnimin internacional për trajner nga PP në Odesa të Ukrainës.

11. Në Shkurt të vitit 2005, në Ankara të Turqisë, E.Çesko,A.Blyta dhe J.Ulaj, marin pjesë në trajnimin e avancuar për trajner nga PP. Në këtë trajnim këta të tretë fitojnë diplomat për trajner internacionale nga PP për kursin themelor.

12. Në muajin Maj të këti viti është konfirmuar që të mbahet seminari i tretë të trajnimit nga PP në Prishtinë me pjesëmarrësit nga dy trajnimet e mëparshme.Për këtë trajnim është planifikuar të ftohen edhe pjesëmarrësit nga diaspora shqiptare-Universiteti i Tetovës.

13. Për muajin Qershor 2005 është planifikuar pjesëmarrja e trejnerëve kosovarë në trajnimin internacional për trajner nga PP në Transsilvani të Rumanisë.



Duke arsyetuar këto rrjedha në zhvillimin e Psikoterapisë Pozitive në Kosovë, në një anë dhe iniciativa e Akademisë Intrenacionale për Psikoterapi Pozitive /IAPP nga Wiesbadeni, në anën tjetër, mendojmë se tani më janë pjekur kushtet profesionale për themelimin e një Qendre Kosovare për Psikoterapi Pozitive, e cila Qendër do të luante rolin e zhvillimit dhe edukimit/trajnimit të kuadrave në edukim dhe atyre që tregojnë interesim për zhvillimin e PP në Kosovë.
Kjo Qendër do të funkcionojë në kuadër të Shoqatës së Psikoterapeutëve të Kosovës, por që aktiviteti i saj do të jetë qasje Postive në Psikoterapi.Qendra do të ketë organet e veta , për të cilat pas një kohe të funkcionimit do të themeloj në një mbledhje të ardhshme.Për fillim Qendra do të ketë drejtorin, i cili duhet të jetë trajner i diplomuar nga ICPP dhe duhet të jetë në rrjedhat e aktiviteteve ndërkombëtare të ICPP-së.
Qendra duhet të ketë emailin, webfaqen,tel/fax, logon,zhirollogarin dhe vulën e vet.
Të nderuar kolegë dhe anëtar të Shoqatës, pas një arsyetimi rreth themelimit të Qendrës për Psikoterapi Pozitive, dhe shpresës se edhe Ju do të keni çka të shtoni,apo të korigjoni rreth këti propozimi, dëshirojë të drejtojë vemendjen e Juaj në dizajnin e paraqitur më lartë rreth logos së Qendrës.
Poashtu kërkojë që edhe Ju me propozimet dhe sygjerimet e Juaja të plotësoni boshluket në këtë vizion në mënyrë që themelimi i Qendrës të jetë sa më arsyeshme dhe profesionalisht kuptimplotë.
Ju njoftojë se me pëqimin dhe aprovimin e Juaj, informata rreth themelimit të Qendrës Kosovare duhet të lajmrohet edhe në Qendrën Internacionale për Psikoterapi Pozitive në Wiesbaden të Gjermanisë, ku edhe ndërkombëtarisht  Qendra Kosovare do të pranohet zyrtarisht në familjen Europiane.
Në fund dëshirojë të ceki se duke u nisur nga fakti që Ju anëtarët e Shoqatës, jeni të zanë me aktivitete dhe punë profesionale, mendojë se forma e informimit nëpër mes emailit, për momentin do të ishte një nga format të pranueshme për dhenjen e mendimeve edhe rreth probleme dhe informatave të rëndësishme siç është edhe kjo informatë.
Prandaj, të ndruar kolegë, nëse keni  ndonjë sygjerim apo mospajtim për çfardo problemi në Shoqatë, pa u hesituar, informoni për të ndryshuar.