English Shqip   

Agjenda e trajnimeve
November 2024
S M T W T F S
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Çka është Psikoterapia Pozitive ?

  • Psikoterapia Pozitive është një qasje e re në psikoterapinë humanistike e bazuar në konceptin psikodinamik

  • Psikoterapia Pozitive  zhvillon konceptin humanistik të njeriut duke marë parasysh aspektet transkulturale të njeriut në zgjidhjen e konlfikteve.

  • “pozitive” nuk do të thotë se çdo gjë duhet të shikohet pozitivisht, por qasja ndaj problemit duhet shikuar nga të gjitha format, aspektet dhe qëndrimet

  • Qëllimi kryesor në Psikoterapin Pozitive është zhvillimi dhe aplikimi sistematik i metodologjisë së strukturuar mbi kualitetin e jetës.

  • Psikoterapia Poztive është afatshkurte, ku tretmani kryet më shkurtë se në qasjet tjera psikoanalitike.

  • Çrregullimet dhe konfliktet   nuk janë vetëm faktografike, por njeriu në të njejtën kohë posedon kapacitete për të përballuar me ato.

  • Psikoterapia Pozitive vërteton se njeriu posedon dy lloj kapacitetesh
    - kapacitetin për të dashur
    - kapacitetin për të ditur

  • Në Psikoterapin Pozitive klienti dhe pacienti mësojnë, dhe arijnë, që të ndryshojnë rolin  e tyre prej pacientit në terapeut.

  • Psikoterapia pozitive ofron mundësin e koncepteve themelore në trajtimin e të gjitha sëmundjeve dhe konflikteve. Kjo qasje përfshin konceptet në të cilat mund të përdoren metodat e ndryshme të shkollave dhe drejtimeve të shumta psikoterapeutike.

Psikoterapia Pozitive ka tri aspekte në qasjen e vet.

1. Niveli i fillimit pozitiv
2. Krijimi i  balansë modelit
3. Pesë nivelet në Psikoterapin Pozitive


Parimet  në Psikoterapin Pozitive

1. Parimi i shpresës
2. Parimi i baraspeshës
3. Parimi i konsultimit


Konceptet themelore të Psikoterapisë Pozitive

1. Koncepti pozitiv në psikoterapi - aspekti transkulturor
2. Koncepti i përmbatjes dhe dinamikës së konfliktit-metakomunikimi
3. Pesë nivelet integrale në Psikoterapin Pozitive-metateoria


Balanc modeli në psikoterapin pozitive përbëhet prej katër aspekteve:

1. Trupi/ndjenjat
2. Aritja/puna
3. Kontakti/raportet
4. Intuita/ardhmëria


Tretmani në Psikoterapin Pozitive ka  pesë nivele  integrale:


1. Observimi/distancimi
2. Inventarizimi
3. Inkurajimi i situatës
4. Verbalizimi
5. Zgjerimi i qëllimeve


Psikoterapia Pozitive në vehte ka metoda dhe teknika me të cilat mund te trajtohen   çrregullime dhe sëmundje të ndryshme.

· Tregimet, anekdodat, përallat, mendimet e njerëzve të famshëm dhe citatet nga burimet e ndryshme, përdoren shumë në psikoterapin pozitive.

· Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive është pjesë në Shoqatës Kosovare për Psikoterapi (SHKP)

· QKPP është themeluar si shkollë në vehte dhe është nën ambrellën e Shoqatës së Psikoterapeutëve të Kosovës.

· Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive-QKPP është qendra që do të ofroj edukime,seminare, trajnime dhe supervizime për anëtarët e vet si dhe për të gjithë që tregojnë interesime për qasje pozitive të njeriut.

· Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive-QKPP deri më tani ka organizuar seminare dhe trajnime për studentët e psikologjisë,specializantë të psikiatrisë dhe punëtorëve tjerë të shëndetit mental në Kosovë.

· Disa prej anëtarëve të QKPP-së kanë marë pjesë në trajnime dhe kongrese ndërkombëtare për Psikoterapi Pozitive.

· Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive-QKPP, në gjirin e vet ka trajner të diplomuar nga Qendra Internacionale për Psikoterapi Pozitive(ICPP).

· Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive është anëtare e rregullt në Bordin e Qendrës Internacionale për Psikoterapi Pozitive me seli në Wiesbaden.

· Edukimi themelor nga Psikoterapia Pozitive kërkon 120 orë punë praktike, teori, vet-përvojë dhe supervizim.

· Edukimi për Master program konsiston 600 orë punë praktike, teori, vet-përvojë dhe supervizim.

· Të gjitha këto nënkuptojnë plotësimin e kritereve të domosdoshme për liçencim me   Çertifikatën  Europiane për Psikoterapi.