English Shqip   

Agjenda e trajnimeve
December 2024
S M T W T F S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

 

Kriteret për licencim

 

NIVELI BAZIK

•    Kushtet paraprake të nevojshme:
Nuk ka parakusht të veçantë në pjesëmarrje në seminar, sidoqoftë kjo varet nga niveli individual i kualifikimit të përcaktuara sipas standardeve nacionale, mund të jenë me kualifikim të lartë dhe të mesëm(mjekë, psikolog, infermier, teknikë,mësues,etj)

•    Kohëzgjatja:
Përfshihen gjithsejtë 200 orë punë seminarike, grupore dhe punë praktike, në periudhë kohore minimum 6 muaj.
Të gjithë pjesëmarrësit janë të obliguar të plotësojnë 80 orë detyra, siç janë  seanca të intervisioneve(vetzhvillim) pune shtepijake ne forme te detyrave te shkruara dhe literaturë të obliguar nga Psikoterapia Pozitive.
Në fund, çdo pjesëmarrës vlerësohet me punë të shkruar nga Psikoterapia Pozitive.

•    Çertifikimi:
Çdo pjesëmarrës pas çdo moduli merë certifikatën për pjesëmarrje. Pas vlerësimit me sukses, në fund të katër moduleve, pjesëmarrësi merë certifikatën e lëshuar nga Shoqata Botërore për Psikoterapi Pozitive-WAPP duke marrë 
•    Titulli:
Konsultant Bazik nga Psikoterapia Pozitive

NIVELI MASTER

Kushtet paraprake të nevojshme:
Të ketë kryer Kursin Bazik nga Psikoterapia Pozitive. Shkalla e Universitetit së paku niveli i Baçëllarit nga shkencat shoqërore, humanistike ose mjekësore. Dallime mund të kenë edhe sipas rregullave të standardeve nacionale.

•    Kriteret:
- 300 orë trajnim/seminare teorike minimum për 2-3 vjet.
- 100 orë vetëzhvillim(grupore ose individuale).
- 150 orë punë praktike me së paku 5 raste individuale me 35 
•    Supervizim të rregullt.
- 240 orë detyrë shtëpie nga literatura për Psikoterapi Pozitive dhe
modalitetet tjera. 
- 60 orë supervizim të rregullt grupor(në total 1005 orë).
•    Certifikimi:
Provimi me gojë para Komisionit të përbërë nga dy anëtar të Bordit . Duhet të shkruhet teza finale së paku 20 faqe të shtypura në pjesën teorike ose aplikative. Dokumentimi i rastit se paku 5 faqe për çdo rast te dokumentuar.
•    Titulli:
Pozitiv Psikoterapist i Çertifikuar

Për ma shumë informata gjeje në www.positium.org